Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi: Kështu hoqëm yllin nga flamuri, del dokumenti i parë

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi ka rrëfyer sot se si është hequr ylli nga flamuri kombëtar pas 45 vitesh që u vendos atje nga komunistët shqiptarë. Meksi, që ishte Kryeministër nga vitit 1992 deri në vitin 1997 ka publikuar sot edhe një dokument të rrallë ku shihet propozimi i inicuar prej tij për heqjen e yllit dhe firmosur edhe nga 25 deputetë.

Rrëfimi i Meksit dhe dokumentat:

Me qenë se u përmend këtu se si u hoq ylli nga Flamuri Kombëtar në fillim të prillit 1992…po e tregoj si dëshmitar i atij akti.
Isha unë që bëra propozimin me gojë nga vendi…nga krahu i majtë i sallës dikush foli që ‘duhet me shkrim propozimi’ dhe unë shkruajta me nxitim…siç dhe shihet…dhe nxitova t’ia dorëzoja Kryetarit Z. Arbnori…por prap i njëjti zë tha se ‘duhen 25 firma’ dhe u ktheva tek bankat dhe shumë nga deputetët u afruan dhe fimosën. E dorëzova dokumentin dhe u miratua…

Fotografia e Aleksander Meksi

Fotografia e Aleksander Meksi

Please follow and like us: