Bashkëshorti i deputetes socialiste emërohet prokuror
Bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj emërohet prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Vendimi është dhënë përfundimisht nga KLP, ndërsa më 25 mars ky institucion i dhënë statusin e magjistratit Bledar Valikajt, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit. Ndërkohë që me ligjin e ri, prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por KLP në vendimin e marrë në 25 Mars arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë. Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.