Albspirit

Media/News/Publishing

Brontofobia, entomofobia, talasofobia…

E keni shumë problem futjen  një ashensor? E shmangni larjen në det? A bërtisni kur shihni një insekt të vogël aty pranë? Nëse po, atëherë dijeni që nuk jeni vetëmNjerëzit vuajnë nga shumë fobi të vogla, disa të ashtuquajtura të thjeshta, që kanë të bëjnë me një objekt, kafshë apo aktivitet të caktuar.

Ndërkohë, frikërat e tjera janë më komplekse, dhe mund të jenë akoma më kufizuese në jetën e përditshme. Ato shkaktojnë shumë ankth në një situatë specifike. Për shembull, agorafobia shfaqet në hapësirat e mëdha si sheshet, parkingjet dhe tregjet, ose në vende q shumë tëpopulluara me njerëz. Por cilat janë fobitë, të cilat janë më të dukshme në një formë më të moderuar? Ja cilat është renditja e NismëBotërore të Anketimit mbi Shëndetin Mendor.

1Araknofobia, ornitofobia, etj

Gati 4 për qind e popullsisë së botës vuan nga fobia ndaj kafshëveAjo mund të jetë ndaj insekteve (entomofobia), merimangave (araknofobia) , gjarpërinjve(ofidiofobia ), zogjve(ornitofobia) dhe qenve (sinofobia), por edhe specieve të tjera. Njerëzit e prekur nga këto fobi, mund të kenë frikë edhe nga kafshët e rreme, si për shembull një gjarpër prej gome.

2. Hemofobia

Prek 3 për qind të njerëzve në botë. Njerëzit që kanë fobi gjakun, mund të pësojnë edhe gjendje të fikëti sapo ta shohin atë. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ky është një mekanizëm mbijetese. Truri ndjen një alarm pëgjakderdhjen, dhe shkakton një kolaps kardiovaskular për të parandaluar humbjen e mëtejshme të gjakut.

3. Akrofobia

Frika nga vendet e larta prek gati 3 për qind të popullsisë botërore. Disa njerëz me këtë fobi mund të ndihen keq edhe kur shohin njerëz të tjerë në vende të larta (rrokaqiej, teleferikë etjsidomos nëse janë afër humnerëdhe të pambrojtur. Për shembull dikë që përkulet mbi një ballkon.

4. Talasofobia

Pak më shumë se 2 për qind e popullsisë ka frikë nga zhytja në ujë. Kjo fobi mund të kufizohet tek ujërat e thella dhe të errëta. Por në shumicën e rasteve kjo lloj frike çon në refuzimin për të notuar. Dhe disa nga njerëzit me këtë fobi, nuk mund ta zhysin kokën nën ujë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Ose nëse lahen në det, nuk shkojnë përtej lagies sëkëmbëve.

5. Klaustrofobia

Është frika nga vendet e mbyllura por edhe të ngushta, që krijojnë një ndjenjë asfiksie si ashensorët, tunelet, dhomat e vogla apo pajisje të caktuara mjekësore si skaneri MRI. Edhe kjo fobi prek më shumë se 2 për qind të popullsisë së botës.

6. Brontofobia

Këtu përfshihen njerëzit që frikësohen shumë nga zhurma e bubullimave, dhe që e përcaktojnë rutinën e tyre të ditës bazuar në parashikimin e motit. Madje disa as nuk dalin nga shtëpia për të shkuar në punë, nëse ekziston mundësia e afrimit të një stuhiePrej kësaj fobie vuan gati 2 për qind e popullsisë së botës.

7. Aerofobia

Më shumë se 1 për qind e popullsisë ka frikë nga fluturimi. Rreth gjysma e njerëzve ndiejnë shqetësim dhe ankth kur janë në bordin e një avioni. Por ata që e bartin këtë fobi, ndihen shumë keq nga vetë ideja e fluturimit. Në fakt, njerëz të tillë hipin në avion vetëm nëse e kanë shumë të domosdoshme, shpeshherë duke marrë nga mjeku një ilaç kundër akthit për tapërballuar udhëtimin.

Please follow and like us: