Christine Vasak: Vota në parlamentin holandez nuk është përfundimtare
Disa ditë pas votimit për rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve në Kuvendin e Holandës, ka reaguar ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasak. Ajo shprehet se vota në parlamentin holandez nuk është përfundimtare, por do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë.
“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundojë. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë, por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit.”-është shprehur ajo.
Vasak nuk ka dashur të shprehet shumë gjatë prenoncimit të saj, duke theksuar se një diplomat nuk mund të shprehet në lidhje me çështjen.
Please follow and like us: