Albspirit

Media/News/Publishing

Fotolajm/Ismail Kadare dhe të tjerë për durimin dhe injorancën

Injoranca e kudondodhur dhe e mirëshfaqur edhe në këto KOHË KOVIDIANE… Disa thënie të gjithëkohshme për injorancën:

1. George Savile: Injoranca i nxit njerëzit t’i bashkohen një partie e turpi s’i lë më të largohen prej saj.

2. Hipokrati: Ekzistojnë vetëm dy gjëra: shkenca dhe opinioni. E para sjell dije, e dyta injorancë.

3. Emma Goldman: Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca.

4. Eduart le Berquier: Vetëm të mençurit duan të mësojnë. Injorantët preferojnë të japing mësim.

5. Miyamoto Musashi: Një dije sipërfaqsore është më e dëmshme se injoranca.

6. Giuseppe Baretti: Mendjemadhësia është pjellë e injorancës.

7. Soren Kierkegaard: Në çdo fushë të jetës janë të paktët që dinë, të shumtët janë injorantë.

8. Mark Twain: Kurrë mos debato me budallenjtë… Ata të tërheqin deri në nivelin e tyre, pastaj të mundin me përvojën e tyre…

 

Mblodhi prof. Tritan Kalo

Please follow and like us: