Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëresha e Instagramit fashit thashethemet

Një modele e mediave sociale ishte e lodhur me kritika nga ndjekësit e Instagramit, kështu që ajo gjeti një mënyrë për t’u mbyllur gojën kritikëve të saj. Daisy Keech ka një faqe të Instagramit të mbushur me foto që tregojnë format e saj. Ajo krenohet që ka një prapanicë shumë të formuar dhe e reklamon atë shumë. Por për këtë 19-vjeçarja shpesh merr komente kritike. Shumë e kanë akuzuar atë, se ka përdorur fotoshopin ose se ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të arritur pamjen e saj. Por ajo gjithmonë ka këmbëngulur, që trupi i saj është tërësisht natyral. Tani ajo pretendon se ka edhe ka prova që e mbështesin argumentin e saj. Adoleshentja shkoi te një kirurg plastik në Beverly Hills për të e ‘’certifikuar’’ prapanicën e saj. Në një video të shpërndarë nga ajo në Instagram, Dr. Ashkan Ghavami ekzaminon lëkurën rreth prapanicës së saj, teksa ajo qëndron vetëm me të brendshme. “Trupi i saj është i bekuar gjenetikisht. Prapanica e saj është e vërtet, kështu që i thashë asaj që të mos brengoset nga komentet për atë se çfarë i thonë të tjerët”, thotë mjeku. Videoja është parë 151 mijë herë dhe modelja ka marrë shumë komente të mira.

Please follow and like us: