Albspirit

Media/News/Publishing

Kodi i syve të Dorianës që theu një dashuri

 

 

Albert Z. ZHOLI

 

Tregim

 

Sa  hyri në  vagonin e  trenit  shtangu. Përballë iu  shfaq  ajo…  Flokët prerë shkurt si atherë. Simpatike. Energjike. Sytë e zinj që i xixëllonin. Shatmesatare por elegante. Flokët gështenjë të shtrira. Edhe ajo  e pa  dhe mbeti ashtu  sy hapur  si ai…

Treni  nisi  udhën  nëpër  shina…Por  ai nuk e  dëgjonte…

-Ec, Luan…lëviz mos gjejmë ndonjë vend – i foli e shoqja, por ai akoma rrinte i hutuar nga ajo përballje tronditëse…

-Pse ndalove? Ec se nuk rri dot në këmbë! – foli  përsri  e  shoqja. Ai  bëri sikur  lëvizi  sa  i  hapi   rrugë të  shoqes. Një  djalosh u ngrit nga  vendi  dhe ajo  u  ul. Ai  rrinte  në  këmbë  duke  shqyer  sytë  a  duke shqyer  zemrën, a  duke  shqyer  trurin?!  Ai takim  sysh  i  befasishëm me  Dorianën, e  tronditi  aq  shumë sa  e harroi  veten…Edhe ajo e shihte pa  fjalë  sysh …Sytë  flasin   shumë, por  ata  vetëm shiheshin, e  sytë  e tyre  nuk  kishin  forcë  fjale …

Sytë  e Dorianës  u  shkrinë dhe  loti  iu këput  mbi  faqe…

Tashti  edhe  sytë e tij u  zgjuan  e  donin  të flisnin  e  të  dëgjonin … Sytë   kanë kodin e  tyre  të  bisedës …Thonë  fjalë urrejtjeje  e  fjalë  dashurie, pa i  dëgjuar  kush   e  pa  i zbuluar  kush  të thënat  e tyre …Edhe kur  s’ishte bërë fjala, gjuha  e  syve  ishte …Edhe  gjuha  e shpirtit  tek  sytë, e  më mirë, atë gjuhë  e dijnë dashnorët…

Kur  dy të dashuruarit kanë  vendosur  kodin e  syve, e  cdo   ditë mësojnë  e thonë fjalë  zemre, ata  bëhen  më të bukur  e  jeta  e  tyre  merr kuptim …Vetëm  Doriana  dhe Luani  e  dinë  se  ç’flasin  sytë  e tyre…

 

****

 

Në  një  mbrëmje  vallëzimi  në  shkollë:

 

Mbrëmja  organizohej  në  prag të  Vitit të  Ri. Nga  mesi  i  mbrëmjes, një  vajzë  e vitit të parë  u   gjend pranë tijë  e  i propozoi. “ Mund  të vallëzojmë”? Ai s’ishte ngritur  asnjëherë në  vallëzim atë  mbrëmje, se nuk ndjejhej  mirë, bile  nuk  donte  as  të vinte, por  nuk  ua  prishte dot shokëve …Pa  i folur  vajzës  u ngrit. Ajo kërcente  bukur, sikur  vallëzonte me  krah  në  ngjasim  fluture. Vallëzonin e  heshtnin. Sytë  nuk  shihnin  tek  sytë, veç  ndjenin  afërsinë  e  dy  trupave  në  një  prani  të  heshtur.

Ashtu  siç  ishin, kokëulur, nisën të flisnin …Kur  sytë  akoma  nuk  shihnin  tek  sytë, duhej  fjala  të thoshte ato që  thuhen  zakonisht në  mbrëmje  të  tilla: “ Nga je?…Jeni  interesante… Si e  keni  emrin?… Sa zë  të ëmbël që  kini?… Shkolla ç’thotë?… Ohu, petagogët ashtu  e kanë …Ju  pëlqen  letërsia? Unë  lexoj  shumë poezi…Mua më  pëlqejnë  romanet”…Gati këto biseda  bëhen  mes  vallëzuesëve, sidomos  në  vallëzimet e lehta, ku  i  lihet   vend  edhe fjalës … Pastaj  muzika  mbaron. Ata  përshëndeten dhe  ndahen. Ndodh që djali e  shoqëron  vajzën  deri  tek  vendi i  saj, për  t’u  treguar  i  sjellshëm, por  më  të shumtat  e rasteve, djemtë bëjnë  ndonjë  lëvizje  çapkënçe, sa  ndahen  nga vajza  e me  hapa të gjata  zënë  vendin   e tyre …

Kur  zuri  vend  Luani  mendoi: “ Sa  budalla u  tregova ?  Thashë  budallalliqe  me  thasë … Po  dhe ajo ç’më tha? E ç’mund  të thoshte  ajo  kur unë  i flisja për  hënën  e  për  pyjet?!…Hiç!   Mora  vesh  që  është  nga Sh…..  dhe kaq…E, më  tha  emrin  Doriana  Duro. Unë  s’mbaj  mend  ia  thash e emrin  tim ? Më  mirë  të mos  flisnim fare …”

Edhe  Doriana  mendonte, aty përballë: “ Po  unë  ç’bëra  ashtu?! Sa  budallaqe  që  u tregova ?! Mirë  që vajta e  ngrita  në  vallëzim , por  mu  zgjidh  edhe gjuha …Thashë  ndonjë  fjalë të  mençur ? Kot  fola  si  e jëma  e Zeqos  në  majë  të  thanës fola…Ai më  pyeste  e  unë  i  përgjigjesha …kështu e  kanë  djemtë  të  pyesin …por edhe unë  e pyeta  sa… E pyeta  dhe s’mbaj  mend  se ç’i    thashë ?… Për  emrin  kot  e pyeta … Ehuu, të  gjitha kot  i  bëj  unë …”

Kështu  mendonin  të  dy, sa  mbaruan  vallëzimin. Veç  sytë  heshtnin  siç  kishin  heshtur …Ata  nuk  kishin se  ç’të  tregonin …

 

***************

 

Në një  eskursion në  malin  e Dajtit:

 

 

Ishte  tetor. Gati  kish kaluar  një  vit  nga ajo  mbrëmje  e  nga  ai  vallëzim. Disa herë ishin  parë, por  sytë nuk  tregonin  të  fshehtat  e  tyre… “ Dhe të  patreguarit  kanë  vlerë… Sytë  e prisnin  shikimin  e  njëri-tjetrit. Pastaj  i  grumbullonin  shikimet  aty brenda  e  i çelsonin  me  kujdesin  më  të  madh  në zemra.

… Në atë  gati  një  vit  ata  kishin  mësuar  gjuhën   e syve…

Shokët  luanin  volejboll. Ata të  tërhequr  mënjanë  ndjenin  njëri-tjetrin  në  bisedë  sysh :

Sytë  e atij: “ Të dua  Doriana!” dhe me  ato  fjalë i  godisnin  fort  e  më  fort  sytë  e saj.Sikur  nxirrnin shatërvan  rrezesh  ata  sy…

Sytë  e saj:… “ Ua mama, më  tha  TË  DUA! Po unë ?!…  dhe sytë  e saj  u ndezën, sa  edhe  faqet, nën  sy, u prushëruan…

Sytë  e tij: “Doriana  të  dua”!  dhe e goditën edhe  tri  herë  me ato  fjalë.

Sytë  e saj: “ Sa  e lumtur  jam! E lumtur  e gjitha, e  gjitha …”

Sytë  e atij: Të dua  Doriana!…”

Sytë   e saj: Do të  më  duash  gjithmonë ?!…

Sytë  e tij: Të  dua!

Sytë  e saj: Gjithmonë, gjithmonë???…

Sytë  e tij: Po  tashti?

Sytë  e saj:Hë  puthmë  ç’pret??…

Sytë  e  saj: U   mbyllën në  heshtje  kënaqësie.

Sytë e tij. Nuk  folën më.

 

****************

 

Ditë  e premte  ishte  ajo  ditë. Ditë   e  premte  marsi. Ajo sa  kish  mbaruar  provimin e  psikologjisë  dhe qe vlerësuar me  notën  10. Petagogu i  psikologjisë  ishte  një djalë  i ri   e simpatik. Mbasi  kishin ikur  të  gjithë ajo  kish  mbetur  vetëm  në  korridor  me profesorin.

– Ishe  shumë lart   sot – i foli  ai

-Sinqerisht  flisni ? – e  pyeti  ajo.

Sinqerisht ! Pastaj me  një  femër  si ti, vetëm  sinqerisht flitet.

Ti  je e gjitha  për  t’u  admiruar …

-Haha ha…- qeshi ajo  dhe  në  atë  vrull  qeshje e puthi  në faqe.-      Mirupafshim  profesor, faleminderit!- e përshëndeti  dhe iku  me  vrap  sikur  po  fluturonte.

“Si e  bëra ? E putha  pa  kuptuar …Sa  inat  më  vjen ! Nuk më  pa njeri, por  ç’vlerë  kanë  sytë e  botës  kur  e panë  sytë  e mi  atë  që  bëra?…

E putha  si  pa  gjë të keq … S’e  kam  bërë asnjëherë  këtë… Po  Luanit si  ti  them? …Do të më  kuptojë  po t’ia  them  apo… Po  sikur  ta  harroj  fare  atë  që  bëra ?!… Do ta  harroj ! Larg  vetes e  larg Luanit!…”

 

 

Në  takimin e  mbrëmjes  me Luanin

 

Ai: Ç’ke  sonte?

Ajo. Hiç.

Ai: Diç  ke   se kështu nuk  të kam parë  kurrë?!…

Ajo: Më  dhemb koka. ( Po  sikur  t’ia them  tani’) Jo, jo  ai nuk di gjë)

Ai: Ti më  ke    thënë se  unë jam  ilaç  për  çdo  sëmundje … ( Do të  jetë  e vërtet ë  ajo  që më tha ai? Jo, jo).

Ajo: Do të  më falësh  sot, por  nuk  jam  mirë  me  të  vërtetë …

Ai: ( Ti  them apo  të  pres  edhe  ca?… Le  të  më  tregojë vetë  se  ç’ka  bërë).

Ajo: ( Ç’bëra  që nuk i  tregova?! Tashti mu  lidh në  fyt, nuk  flas  dot ?

Ai: Mos  je  zënë me  njeri?

Ajo: Jo. ( bobo ç’bëra?!…)

Ai: Mos  ke  gjë për të  më  treguar: ( Kot po  i  bie  në  qafë …Ajo  nuk  më fsheh  gjë…)

Ajo: Unë …( jo nuk  mundem tashti është vonë…)  nuk  kam gjë  për të  thënë.

Ai: Asgjë! Asgjë? ( t’ja  them  më  mirë  c’më tha  ai  që e kish parë, pse  ta mbaj  brenda  pa të vërtetë ?!…)

Ajo: Asgjë!… ( tashti cdo gjë  mori  fund  nuk  mundem…një  gënjeshtër mbyt dhjet  të  vërteta …)

Ai: Pa  mendohu! ( kot po  e rëndoj…)

Ajo: S’kam ç’të  mendoj …nuk  mendoj dot më …

Ai: Po  profesorin ?… Arjanin  atë bukuroshin ?…

Ajo: ( sytë  iu  mbytën me  lotë ), Jo… nuk  është  ashtu , ndodhi  por …

Ai:Si? Më  gënjyen ata  sy ?… Po më  gënjejnë ?…

Ajo: Po…jo…oh…

Ai: Lamtumirë Doriana…Nuk  i shoh  dot  sytë  e gënjeshtërt…

Ajo: Joo…joo…

Ai: ( E humba  një  sy ….e  humba)

Ajo: të dy  sytë  nuk  i kam më, nuk  mund  të  shikoj…)

 

***************

 

Treni ndaloi. Në  atë stacion  Doriana  do të  zbriste. U  panë në  sytë  e njëri-tjetrit.

Sytë  e Doriana: Unë  të  dua  akoma  Luan… Faji  ishte  imi… ti u martove, por  unë…Nuk  i  ndërroj  dot sytë  e tu… E di që jam kokforte. Inatçie

Sytë  e Luanit: ( Nuk  mundnin  të flisnin  asnjë  fjalë … fjalët  e  fundit  i kishin  thënë  atë natë  tetori :” Lamtumirë  Doriana. Nuk i  shoh  dot  sytë  e tu. Ti je kokforte dhe nuk munde kurrë ta kuptosh ndjenjën e vërtetë. Dashuria falet kur gjen të veçantën tek njeriu. Ti luan me ndjenjat e tjetrit. Luan edhe kur e din se gabon”) . Vetëm  një  psherëtimë  i  rëndoi  gjoksin…Jeta i kishte ndarë padrejtësisht për një koëkfortësi. Kokëfortësia e femrës është kështjella prej rëre që thyen dashuritë e bukura dhe të brishta…

Image result for syte e bukur

Please follow and like us: