Video/Nikollaq Neranxi: Historia frymëzuese e Andreas në programin “E Diell”
https://www.facebook.com/nikollaq.neranxi/videos/vb.1047251676/10213597047454323/?type=2&theater
Sa frymëzuese historia e Andreas e treguar tek programi “E Diell”. Andrea nuk flet dhe nuk dëgjon, por që Kompania ‘Neranxi’ mori përsipër t’i japë profesionin që ai dashuronte, atë të bukëpjekësit!
Sot Andrea është profesor në Institutin Kulinar ‘Neranxi’ dhe është një djalë i talentuar në profesionin e tij!
Mamaja e Andreas tregon se si ka ndryshuar jeta e të birit, ku deri dje ishte një djalë i mbyllur, ndërsa sot ka gjetur arsyet për ta shijuar jetën dhe për t’u ndjerë i barabartë me të tjerët!
Kompania ‘Neranxi’ dhe Instituti Kulinar ‘Neranxi’ ndjehen krenare për Andrean dhe progresin e tij.
Ky është shpërblimi më i madh për investimin që ne bëmë për të!
Andrea na përcjell të gjithëve mesazhin e madh se me vullnet, këmbëngulje dhe dashuri, çdo gjë është e mundur!
Please follow and like us: