Shtyrja e negociatave, këshilltari i Merkel ‘godet’ Ramën: Autokrati ka humbur, koha për ndryshime në Shqipëri
Pas takimit Rama-Merkel, të mbajtur sot në Samitin e Berlinit, një deklaratë e kryekëshilltarit ekonomik të CDU-së Martin Henze, i jep një goditje kryeministrit Edi Rama. Në një status të tij në rrjetet sociale Henze ka kritikuar jo vetëm politikën e ndjekur nga Rama në Shqipëri, por edhe ndërhyrjet e tij në bisedimet Kosovë-Serbi. Për vendimin e Samitit të Berlinit, për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, në qershor por shtyrjen e tyre deri në shtator, Henze jep edhe arsyet pse Europa i vendosi veton kryeministrit shqiptar. Sipas Henze, “autokrati Rama ka humbur, ndërsa Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës. Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shqipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”-shprehet ai.
“Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë.
Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje.
Autokrati Rama/Shqipëria ka humbur:
1. Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje)
2. Nuk ka ndryshim kufijsh
3. Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore
4. Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës
Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shqipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”.