Fahri Xharra: Të parët e të parëve tanë në historinë e Britanisë
Edhe Perandoria Romake e lindur nga vet ne, që shkatërroi gati çdo gjë të vetën, e cila jetoi mbi një mijë vjet, prapë se prapë vdiç së bashku me gjuhën e saj artificiale “latine” pa lënë trashëgimtar të ciliët kishin pë tu quajtur romak. Të vetmit që mbetën nga ajo “pjellë” vetëshkatërruese në vijueshmërinë historike jemi prapë ne. Prandaj!
Gjuha dhe historia “greke” e lashtësië mijëra vjeçare ende “jeton” në egoizmin historik të historianëve euripian të cilët nuk e kanë as vullnetin e as dëshirën që të shkyqën një herë e për gjithmonë nga manipulimet e mëdha historike të cilat e filluan “misionin” e tyre që në shekullin 8-të para erës sonë e vazhdojnë edhe sot.
Për romakët tashma dihet se kush ishin, si lindën dhe si vdiqën.
Por, ‘grekët’ nga erdhën, ç`ka sollën me vete? Eshtë e thjesht për tu logjikuar, nuk mundet që një i ardhur me një “fuqi të madhe ushtarake” (sepse ndryshe nuk bënë ) dhe të shërbehet me gjuhën, historinë dhe kulturën e vendit që e “pushtuan”. Cila ishte ajo gjuhë që ata e flisnin?
Pse e ‘harruan’ gjuhën e tyre dhe e morën shqipen antike si gjuhë të tyre të shkencës, kulturës dhe artit? Janë me mijëra pyetje, të cilat nuk kanë përgjegje, por të cilat e kanë një emërues të përbashkët, të shprehur prapë me një pyetje: A mos ishim ne, vetë ata që ia bëmë këtë nderë historisë së lashtësisë duke e mohuar vetvetën dhe duke e krijuar një ‘popull të ri’ nga vetë lashtësia e jonë?
Nëse i analizojmë mirë fillimet dhe vazhdimete historisë së romakëve, vijmë në të njëjtin përfundim edhe për historinë “greke”. Këtu jemi në një hendikep të madh sepse aq shumë është shkruar në botë, e ne jemi aq shumë të vegjël si dhe shumë përtac që t `i dalim ballë mbrojtjes me nderë të lashtësisë sonë romake dhe greke të vjedhur nga vet ne.
Por të parët kanë thënë se pika-pika bëhet gjoli, nëse heshtim asgjë nuk pikon e as nuk rrjedh.
Të parët tanë që diku para 6 mijë vitesh u shpërgulën në tokat e Britanisë së sotme, e barten civilizimin e kohës me veti, ata i dhan po-në, kohës së tyre. Edhepse kohë e gjatë nga ajo dyndje, fortunat e kohës nuk e shlyen vulën e tyre në ato vise. Prapë, po kthehem tek ‘grekët’ që na ‘pushtuan’ dhe nuk dihet se as nga erdhën e as pse erdhën dhe nuk e sjellën asnjë gjurmë të veten.
Kur jemi të pellazgët e para 6 mijë viteve, të cekim qe ata i ngritën edhe qendrat e tyre ceremoniale fetare apo si të duam t`i quajmë (5,600-Year-Old Ceremonial Center Found Near Stonehenge, Built 1,000 Years Before Stone Circle was Erected) dhe pranai e tyre tani po zbulohet falë mbetjeve arkeologjike dhe falë AND-s (Stonehenge: DNA reveals origin of builders )
Në foton e më sipërme e shihni kafkën e vjetër mbi 4 mijë vjeçare të një të riu afër gurëve Menhir (Stonehenge) i cili ishte i varrosur në krah me një gjerdan qelibari rreth qafës . Shkenca e madhe sot do iu mundëson arkeologëve që në vendin e quajtur Marden Hengenë Wiltshire, Angli të pëcaktojnë gjininë, ushqimin e përdorur dhe shkakun e vdekjes së djaloshit.
Po punohet edhe në nxjerrjen e mbetjeve të shtëpisë më të madhe ceremoniale të gjetur në Britani.
Të parët tanë e morrën me veti edhe artin e së bukures, dhe aty i krijuan artifaktet nga ari, një mrekulli e rrallë e gjetur për rrethe gurëve Stonehenge. Mrekullia e artit të tyre qëndron në përdorimin e elementëve aq të hollë, punë kjo që e deshi angazhimin e ekspertëve të optikës për të thënë fjalën e tyre. Po kaloj për pak sekonda tek historia e jonë më e re se kjo, ju kujtohen pirustët ilir të njohur për përpunimin e arit si dhe filigranistet e deri djeshëm shqiptar.
William Cunnington, arkeologu më i njohur i kohës i cili në vitin 1808 i zbuloi disa gjëra nga e kaluara 6 mijë vjeçare nuk e besoj që e ka ditur se bëhët fjalë për popujt e Mesdheut ose nuk ka guxuar të flet.
Në shkrimin e “The Independent” spjegohet që çdo gjë është bërë nga të rinjtë (rreth moshës 14-18 vjeç) ateherë kur syri është më i mprehtë. Figura e më poshtme e tregon një punë shumë të madhe dore me një saktësi marramendëse në përmbledhjen e 140 mijë copëzave me madhësi të një të tretës së milimietrit për të nxjerrë diçka madhështore për “King of Stonehenge”.
Ky civilizim që shkoi andej 6 mijë vjet më parë kishte emër dhe mbi-emër, prandaj kujdes me rrenat ‘greke’.
Fahri Xharra,28.04.19
Gjakovë
Referencat aktuale:
https://www.greecehighdefinition.com/blog/2019/4/22/ancient-greek-migrants-built-the-famous-stonehenge-6000-years-ago-dna-reveals.
https://www.bbc.com/news/science-environment-47938188.
https://www.ancient-origins.net/news-history-archaeology/body-4000-year-old-teenager-near-stonehenge-may-give-clues-about-bronze-age-020459.
– Science editor, BBC News website Stonehenge: DNA reveals origin of builders By Paul Rincon.
-ALICIA MCDERMOTT Megalithic Examination Explains Why Stonehenge was Built on Salisbury Plain.
– MARK MILLER 5,600-Year-Old Ceremonial Center Found Near Stonehenge, Built 1,000 Years Before Stone Circle was Erected.
-https://www.ancient-origins.net/ancient-places-europe/architect-presents-radical-new-theory-stonehenge-was-two-storey-wooden-020722.
-APRILHOLLOWAY The astounding Bronze Age microscopic gold work from around Stonehenge