Kërcënimet Boshe të Regjimit Iranian për ta Mbyllur Ngushticën e Hormuzit
Hamideh Taati
Regjimi Iranian po e përdor edhe një herë Ngushticën e Hormuzit për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara. Në vijim të lajmit se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ua shtynin afatin lehtësimeve të bëra për një numër vendesh lidhur me importet e tyre të naftës iraniane, zyrtarët e regjimit janë përgjigjur në mënyrë kërcënuese.
Alireza Tangsiri, kreu i forcave detare të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian, tha se nëse Irani do të bllokohej nga Ngushtica e Hormuzit, atëherë ai thjesht do ta mbyllte atë. Ai tha: “Në rast kërcënimi, nuk do të kemi as ngurrimin më të vogël për të mbrojtur rrugën ujore të Iranit.”
Ngushtica e Hormuzit është thelbësore për lëvizjen e naftës në botë, pasi rreth 20 përqind e naftës së gjithë botës kalon përmes saj.
Ky kërcënim u mbështet nga Presidenti i regjimit Hassan Rouhani dhe Lideri i tij Ali Khamenei konfirmoi gjithashtu se e gjithë udhëheqja qëndronte prapa kësaj gjëje.
Presidenti Trump nuk e anashkaloi këtë kërcënim dhe e paralajmëroi Iranin në një nga deklaratat më të fuqishme që i ka bërë ndonjëherë një vendi të huaj. Trump e paralajmëroi regjimin se nëse do të guxojë ta kërcënojë SHBA-në edhe një herë, do të “vuajë pasoja të tilla që pak i kanë vuajtur ndonjëherë më parë në histori”.
Për më tepër, kërcënimet e tij për të shkaktuar çrregullime madhore ndërkombëtare nuk bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojë faktin që Shtetet e Bashkuara e kanë të justifikuar fushatën e presionit maksimal mbi regjimin iranian. Mullahët po përballen me një të ardhme të afërt shumë të vështirë, sidomos në aspektin e pasojave ekonomike të kufizimeve që SHBA i ka vënë eksportit të naftës dhe të presionit të brendshëm që po ushtrohet nga populli i zemëruar e i vendosur i Iranit. Izolimi i mëtejshëm i vetes në frontin ndërkombëtar nuk duket si hapi i duhur për t’u bërë në këtë moment.