Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja në ish-bllok, lirohet Ervis Martinaj

Një ndër personat e ndaluar pas vrasjes në ish-bllok, Ervis Martinaj është liruar nga gjykata me garanci pasurore 5 milionë lekë. Martinaj qëndoronte në qeli pas vrasjes që ndodhi në një lokal në 4 tetor 2018. Sa i përket ngjarjes, organi i akuzës mori nën hetim 8 persona, ku 4 janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, dy vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa në burg mbahej vetëm Ervis Martinaj. Ende në kërkim janë komando Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Bilo citohet në dosjen e Prokurorisë se është personi që qëlloi me armë në drejtim të Fabian Gaxhës, duke e lënë të vrarë.

Please follow and like us: