Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është komandanti i ri i NATO-s në Europë?

Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”. Gjenerali Wolters do të jetë gjithashtu komandant i forcave amerikane për Evropën, ndërsa pason në këtë pozitë gjeneralin tjetër amerikan, Curtis Scaparrotti. Wolters ka shërbyer si komandant i forcave ajrore amerikane në Evropë në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Ai është një pilot i aeroplanëve luftarak me karrierë ushtarake gati 32-vjeçare, dhe e merr këtë pozicion në kohën kur Aleanca Veriatlantike është duke u përgatitur për prishjen e mundshme të Traktatit të Forcave Bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, një pakt i çarmatimit që e ka mbrojtur Evropën për tre dekadat e fundit.

Please follow and like us: