Lulzim Tafa: Paralajmërim për ata që do t’iu vdes nana
Në ditën e katërqind e pestë
Të vdekjes së Nanës
Të vjen mbi krye
Njëfarë vranësie
Si hije
Si dhimbje e ranë
Një terr syve u bie
Si dita pa diell
Si nata pa hanë
Në ditën e katërqind e pestë
Kur mbetesh pa nanë
Në ditën e katërqind e gjashtë, të shtatë
Dhe çdo ditë pas saj
Terri syve
Vranësia si hije
Si dhimbje e ranë
Nuk shkon t’u pakue
Shkon t’u u shtue
N’mall e n’shpirt përvlue
Dhe pastaj përgjithmonë
Pa Nanë
Dita ish pa diell
Nata ish pa Hanë.
Please follow and like us: