Mijëra euro të padeklaruara, ndalohet 38-vjeçari në Rinas
Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar një 38 vjeçar, me iniciale J.S. i cili do të largohej nga Shqipëria me 26500 euro të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas të dhënave zyrtare, ky ndalim vjen në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Please follow and like us: