Si mund të sillet Trump më ashpër me regjimin e Iranit?
Donald Trump nuk dëshiron të ndërhyjë ushtarakisht në qeveri të huaja për të arritur ndryshimin e regjimit. Në vend të kësaj, ai dëshiron që vetë populli i një kombi të ngrihet e t’i bëjë gjërat me dorën e vet. Prof. Raymond Tanter, i cili ka shërbyer si anëtar i lartë në Tryezën e Lindjes së Mesme të stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën Reagan-Bush, shkruan: “Trump e pranon rrezikun për ndryshim regjimi dhe e përkrah popullin e Iranit për ta ndryshuar regjimin që e shtyp”. Si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ashtu edhe Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin kanë vënë sanksione të forta mbi Teheranin për rolin e tij si “sponsori shtetëror më aktiv” i terrorizmit në botë. E gjithë administrata është ngritur për të folur në emër të popullit iranian, ndërkohë që disa individë kanë folur në mënyrë specifike në emër të grupeve opozitare iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI)/Mojahedin-e Khalq (MEK) dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Këto grupe kanë “ndikimin më të madh dhe rrjetin më të gjerë jashtë Iranit”, sipas Institutit Hudson, dhe janë gjithashtu kërcënimi më i madh për Regjimin Iranian. Kjo është arsyeja pse mullahët shpenzojnë 235% më shumë kohë duke u fokusuar tek MEK dhe NCRI sesa tek të gjitha grupet e tjera opozitare të marra gjithsej. R. Tanter tha se ka tre mënyra për të ndihmuar popullin iranian:
1) duke i ofruar aplikacione të teknologjisë së lartë, të cilat do t’u lejonin protestuesve të mblidheshin pa tërhequr paraprakisht vëmendjen e Ministrisë së Inteligjencës
2) duke i zgjeruar sanksionet drejt industrisë petrokimike dhe të gazit, në mënyrë që Irani të mos mund t’i financojë veprimtaritë e tij destabilizuese në Gaza, Siri, dhe Jemen, si dhe duke garantuar që sanksionet e vëna nga eitketimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të implementohen plotësisht.
3) duke etiketuar Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) si grup terrorist, për rolin e saj në operacionet terroriste në Europë dhe SHBA.