Albspirit

Media/News/Publishing

Banorët e Unazës tentojnë të futen në komisariat

Banorët e Unazës së Re janë përleshur sërish me policinë, këtë herë para komisariatit numër 6 në Kombinat, aty ku janë dërguar të paktën 5 të ndaluarit e pak orëve më parë, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Protestuesit kanë kërkuar të futen brenda duke u konfrontuar përsëri me policinë. Ata janë bllokuar nga ndërhyrja e forcave speciale, ndërsa sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike ata janë aty thjesht për të bërë një denoncim. “Jemi duke u përpjekur që të hymë brenda për të komunikuar me policinë”, tha Gent Strazimiri. “Kryeministri ka humbur jo vetëm toruan, por edhe çdo lloj ndjeshmërie njerëzore që të jem i sinqertë po e çojnë vendin përditë e më shumë drejt një përplasje që nuk dihet çfarë pasojash do të ketë. i pari që do ta vuajë këtë do të jetë vetë Rama, por për fat të keq këtë po e vuajnë edhe qytetarët”, tha Edi Paloka. Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i policisë, Gazmend Bardhi, akuzoi policinë se po fabrikon prova për të mbajtur në qeli të shoqëruarit nga protesta e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re.

Sipas Bardhit, sjellja e drejtuesve të policisë është e komanduar politikisht. Ai bëri përgjegjës për situatën drejtpërdrejt drejtorin e policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, për mbajtjen brenda komisariatit të protestuesve. “Nga ky moment nuk e njohim më institucionin e drejtorit të policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të policisë së shtetit. Ai do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët”, u shpreh Bardhi.

Please follow and like us: