Sinan Kërpaçi: Burgu i Vjetër
Mbi themelet e burgut të vjetër
u ndërtua i riu –
moderni pa histori.
Mua si gardian
nuk më bën asnjë përshtypje:
u mësova me burgjet në Shqipëri.
U mësova me hekura,
u mësova me telin me gjemba,
u mësova me dyer të blinduara,
u mësova me fjalën “qeli”.
Si poet,
kur dua histori,
domethënë një emër,
kërkoj e kërkoj atë blindin
ku shkruhet “Petro Marko”
te Burgu i Vjetër.
Burg, 10. 5. 2019
Please follow and like us: