Ceremonia përkujtimore në Bularat, 9 grekë ndalohen nga policia
Në fshatin Bularat është zhvilluar sot një ceremoni përkujtimore në gjashtë mujorin e vdekjes së Konstandinos Kacifas, organizuar nga miq dhe familjarë të tij. Mesha është zhvilluar në kishën e fshatit Bularat. Ndërkohë, mësohet se kanë ardhur edhe shtetas grekë, por nëntë prej tyre nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Policia ka argumentuar se ata përbëjnë rrezik për cenimin e sigurisë publike në Shqipëri. Kacifas u vra nga forcat RENEA pas shkëmbimit të zjarrit në fshatin Bularat ku ai lëvizte dhe gjuante me armë.
Please follow and like us: