Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Ambasada Amerikane për protestën e sotme të opozitës

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar duke kërkuar një protestë paqësore. Në një deklaratë për mediat, ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson se e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Por sipas tyre, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet.

E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive

Kreu i PD-së prej ditësh ka nisur një tur nëpër Shqipëri për të bindur qytetarët të marrin pjesë në protestën e së shtunës, që sipas tij do të jetë vendimtare për largimin e Edi Ramës. Opozita prej kohësh ka djegur mandatet, ndërsa kërkon largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Please follow and like us: