Bindja Demokratike zyrtarizon Leonard Ollin si kandidat për Korçën
Pas Igli Carës në Durrës dhe Valbona Mezinit në Vlorë, Bindja Demokratike ka zyrtarizuar edhe emrin e tretë për zgjedhjet e 30 qershorit. Leonard Olli është kandidati i forcës më të re opozitare për bashkinë e Korçës. Lajmi konfirmohet nga Partia Bindja Demokratike. Olli është pjesë e bordit drejtues të kësaj partie, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës. Partia e drejtuar nga Astrit Patozi pritet që deri të hënën të zyrtarizojë edhe emra të tjerë për bashkitë në vend. Lista me emrat e kandidatëve do të bëhen publikë nga Astrit Patozi më 13 maj, e cila përkon me afatin e fundit regjistrimit të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Ajo çfarë është zyrtarizuar deri më tani nga Patozi është se partia e tij nuk do të ketë kandidatë në bashkitë ku do të dalin kandidatë të djathtë të pavarur.