Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Sulmohet me gaz selia e PD, policia godet me shkop gome Sait Dollapin

Policia ka vijuar te hedhe gaz lotsjelles qytetareve, ndersa forca te shumta FNSH jane vendosur ne radhe per te mbrojtur godinen e Parlamentit. Protestuesit ndodhen jashte perimetrit te Parlamentit. Burime nga vendngjarja, bejne me dije se policia ka hedhur aq shume gaz helmues, saqe qendrimi ne oborr dhe ne godine eshte i veshtire. Ndërsa një episod i rëndë u regjistrua mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD. Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë. Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici. Gjithashtu dhe selia e PD eshte sulmuar. Punonjësit e FNSH-së kanë shtyrë dhe ish-deputeten Albana Vokshi.

Please follow and like us: