Protesta e djeshme e opozitës, mbi 50 të arrestuar
50 persona janë arrestuar pas protestës së opozitës, e nisur pasditen e së shtunës në kryeqytet dhe e vijuar deri pas mesnate. Mësohet se krahas personave të arrestuar, rreth 40 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë bëhet e ditur se ka edhe persona të shpallur në kërkim. Masat e policisë vijnë pas tensionimit të protestës së djeshme, ku nga ana e protestuesve u qëllua me bomba molotov dhe sende të forta. Gjithashtu as policia nuk kurseu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe me ujë dhe në raste të tjera edhe me shkop gome. Sakaq të hënën në orën 18:30, opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare, teksa sot në 11.00 do të mbahet një tjetër protestë para Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Please follow and like us: