Rama mashtron ditën në drekë: Në 21 janar s’pati dhunë nga protestuesit (Video dhe fotoja flet të kundërtën)
21 janarin, Edi Rama e cilësoi një protestë të ekzagjeruar, por sipas tij në atë kohë nga protestuesit nuk u përdor dhunë si në protestën e së shtunës nga opozita. “Nuk është vënë zjarri në derën e Kryeministrisë në atë kohë, mund të jetë hedhur ndonjë kapsollë se në atë kohë nuk ishin as të ndaluara. Por nuk më rezulton mua, që edhe një makinë e djegur andej. Nëse do kishte zjarr këtu selia e PS do ishte djegur në atë kohë”, tha Rama.
Megjithatë për 21 janarin çdo njeri ka mendimin e tij dhe kushdo mund të gjykojë nëse ka patur dhunë apo jo, duke parë këtë video nga mediat ndërkombëtare.
Sipas Ramës dhuna ndaj zyrtarit të PD-së ishte e justifikuar në ato momente tensioni. “Shkopinjtë e policisë nuk janë prodhuar që policia t;i tund, janë prodhuar që policia t’i përdor. Unë kam parë Farncën. Ishin dy goditje me shkop pa asnjë dëm”, ritheksoi Rama.
Sa i përket përdorimit të gazit, shefi i qeverisë tha se importohet nga jashtë brenda kushteve të mirëpërcaktuara. Në lidhje me protestën e së hënës, Rama theksoi: Asaj pyetjes se çfarë do ndodhi nesër, kjo pyetje i takon drejtorit të Policisë së Shtetit. Kam besim se drejtuesit e policisë së shtetit janë top, do bëjnë reagimin e duhur.