Kastriot Islami: Edhe fasadat kryeministrore ia menderosën
Rama s’ka pasur asnjëherë as thelb, as përmbajtje, as substancë, as domethënie, në gjithçka ka bërë në jetën e tij. As si basketbollist, as si piktor, as si zhgarravinist, as si ministër kulture, as si kryetar bashkie për 11 vjet, as si kryetar i PS dhe natyrisht jo e jo si kryeministër. Ai ka qënë vetëm fasadë e shëmtuar, përmes së cilës mashtronte ata që s’e njihnin apo i kishte larg….
Edhe libri me zhgarravina, siç e ka promovuar vetë, s’ka as titull dhe as përmbajtje, veçse zhgarravina të ngjyrosura gjatë takimeve me të të ftuarit në zyrë. Zhgarravina që as vetë s’i kupton përse i ka ngjyrosur në atë mënyrë, për shkak të turbullirës mentale gjatë kohës që bashkëbiseduesit flisnin dhe ai as denjonte t’i dëgjonte… Zhgarravinat kanë qenë vetëm fasadë dhe asgjë tjetër…
Edhe “kthimi në identitet” i godinave kur ishte në krye të Ministrisë së Kulturës ka qënë fasadë…
Edhe ngjyrat e “cuditshme” mbi ndërtesat e komunizmit kanë qënë vetëm fasadë…
Gjithçka nga 6 vjet në krye të qeverisë nuk ka qënë as reformë dhe as përmbajtje, por vetëm mashtrime e gjënjeshtra të maskuara nën një fasadë propagande…
Edhe kupola prej kauçuku te ndërtesa e kryeministrisë më shumë i ngjason me një fasade kuplaraje…
Kurse kërpudha e pakuptimtë në “oborrin” e kryeministrisë ishte dhe mbetet një element “fasade”, pa asnjë kuptim apo domethënie…
Nuk po flas për ekspozitat e “zhgarravinanve” apo të “poçeve prej qelqi” që jo vetëm nuk kanë asnjë kuptim e përmbajtje, por edhe si fasada janë të shëmtuara e të neveritshme…
Rama, në mungesë totale të përmbajtjes, ka qenë fanatik i fasadave; dhe sa herë që i kanë prekur përmbajtjen s’e ka çarë kokën. Ama kush i ka prekur fasadën është bërë xhind…
Kjo i ka ndodhur edhe dje me protestën e opozitës…
Dje me shumë elegancë, opozita ia ka mendorosur fasadën e zyrës së tij…
Ja ka ngjyer me bojë, me vula të zeza…
Ka “ngjyer” hyrjen e zyrës me tym katrani…
I kanë bërë pis kupolën prej kauçuku të përzgjedhur me kujdesin e një prokseneti…
Por ajo që e ka çmendur fare ka qënë menderosja që i kanë bërë zyrës së tij me projeksionet kompjuterike…
Dje media botërore, nga Uashingtoni, Nju Jorku, Berlini, Parisi, Roma, Londra, nga kudo në botë kanë transmentuar fotot e menderosjes së të gjithë fasadave të tij…dhe këto foto i djegin thellë në shpirt më shumë se gjithkça tjetër…sepse në të vërtetë ai me ato mburret dhe realisht nuk ka asgjë tjetër për të treguar…
Dje Rama, pa përmbajtje, pa thelb, pa substancë, pa domethënie, ka dalë në sytë e të gjithë, me fasadë të menderosur. Të gjithë e kanë parë ashtu siç e panë me pantallonat e lagura në “vendin e keq”…
Është shumë rëndë… Nuk e kishte menduar se fasadat e tij të menderosura do të bënin xhiron e botës…
Dhe ajo që ka ia qelbur fare fasadën Ramës e Lleshit është goditja çnjerëzore e Sahit Dollapit…
Dhe ajo që e tmerron është se po kupton se nuk do të ketë jetë të tretë në dashuri me fasadat…
Jeta e tretë do të jetë në rastin më të mirë sorrollatje rrugëve si LYMI i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë.