Apeli europian për qytetarët shqiptarë
Knut Fleckenstein & Eduard Kukan*
Ne, si anëtarë të Parlamentit EUropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur që vendi juaj ofron një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen.
Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm.
Ne, deputetët e Parlamentit Europian, anëtare të familjeve të ndryshme politike europiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.
Si deputetë të Parlamentit Europian, ne nuk synojmë interferimin në ngjarjet ne vend. Duam thjesht t’iu kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhë sfidat serioze që përjeton.
Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Europian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit europian. Për këtë arsye, e ndjejmë të nevojshme për t’iu drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë. Prandaj, kemi besim dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptarë dhe nga shoqëria civile që të punojmë së bashku për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët.
Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.
Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtarë të shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit të saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e zgjidhjes dhe të jepni kontributin tuaj për të ndaluar dhunën.
Është koha e duhur për t’i dërgoni botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Knut Fleckenstein, eurodeputet, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, raportuesi i PE për Shqipërinë.
Eduard Kukan, eurodeputet, Partia Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punës së Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor.
Please follow and like us: