Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetë të rinj nga PD dhe LSI i bashkohen Kuvendit, vete në 120 numri i deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë  mandatin e deputetit  dhe tre  kandidatëve të tjerë, dy nga rradhët e  Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga PD.

Dy deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë  i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.

Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë  janë 120 deputetë. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.

Deputetët e rinj në Kuvend nga LSI
1. Ylli Shehu

2. Enver Rroshi

3. Aurora Mara

4. Edmond Rrushi

5. Elda Hoti

6. Edlira Hyseni

7. Ediola Braha

8. Ralf Gjoni

9. Nimet Musaj

10.Enada Kapllani

11. Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend nga PD
Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

Please follow and like us: