Albspirit

Media/News/Publishing

Burg përjetë për Fadil Kasemin

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “burgim i përjetshëm” për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtaren Fildes Hafizi. Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin më 17 janar dhe dënoi Kasemin për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Krimi i rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë. Gjyqtarja  u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar. Vrasja u shënua pranë shtëpisë ku banonte gjyqtarja Fildes Hafizi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Please follow and like us: