Ikën Qazim Sejdini nga gara, por kandidon Qazimesha për Këshillin Bashkiak
Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për në këshillin bashkiak të Elbasanit është dorëzuar prej tre ditësh në KQZ, por ende nuk është bërë publike nga strukturat e PS. Prezantimi i listës është lajmëruar se do të bëhet nga vetë Taulant Balla dhe kandidati për kryetar bashkie Gledian Llatja. Në media sakaq kanë dalë disa emra, ku shihet se veç kreut aktual të Qarkut Bukurosh Stafa, kandidon dhe dekania e Fakultetit Ekonomik, Imelda Sejdini, vajza e Qazim Sejdinit. Gjithashtu janë pedagoget Arbër Gjeta, Majlinda Peza dhe Hysen Domi. Ndër emrat e tjerë të kandidatëve; mesuesja Rovena Islami dhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica.
Please follow and like us: