Zbardhet misteri i vizës së Petrit Vasilit në SHBA
“Zëri i Amerikës”, në një intervistë me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme shtroi pyetjen hipotetike dhe të pakonfrimuar, nëse nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Koha Jonë” ka siguruar dokumentin që vërteton se Petrit Vasilit jo vetëm nuk i është refuzuar viza, por pak muaj më parë ka udhëtuar normalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotoja më poshtë e pasaportës së Petrit Vasilit konfirmon udhëtimin e Vasilit dhe marrjen e vizës për në SHBA. I pyetur nga “KJ” nëse pa kësaj vize amerikane ai ka aplikuar për vizë tjetër, ai u përgjigj “Jo”./Koha jone/
Please follow and like us: