“Open Day” i kuzhinës profesionale, kush e provon dëshiron ta përsëris
“Open Day” ose orët e praktikës së kuzhinës profesionale për individët sqimatarë të gatimit cilësor me shije unike, u realizua edhe këtë të shtunë.
Zonjat, por edhe zotërinjë të cilët janë lektorë dhe përfaqësues të tjerë të Institutit të Ekspertëve Fiskalë, në drejtimin e docentit të kulinarisë orane IKN, Arben Kokici, shpjeguan dhe gatuan receta si: supë peshku, sallatë karcofi, qepujka roso, dhe speca gogozhare, sallatë oktopodi të ftohtë, oktapodë zgare, miks friture, brusketa, rizoto me kërpudha purcini, domate të thata dhe fileto krokante.
Mendoni veten sikur jeni duke i shijuar këto pjeta speciale? Sot zonjat e zotërinjtë pas dëgjimit, shënimeve dhe realizimit të këtyre pjatave me shije unike që mund të realizohen vetëm në kuzhinën e brendit “Neranxi”, i shijuan këto pjata si kurrë më parë.
Në fakt, ideja e novacioni i bën pjesëmarrësit të ndihen në një restorant cilësor, por ku merr pjese edhe ti në gatim dhe kush e provon thotë që të jep një ndjesi krejtësisht të veçantë dhe unike.
Të gjithë të apasionuarit pas gatimit, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike u ofrohet projekti i Institutit Kulinar Neranxi, “Open Day” i cili hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit./perqasje.com/