Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Sot dita ndërkombëtare e fëmijëve jetimë!

Image result for jetimet

Apeli im është ktheni sytë nga jetimi jo me mëshirë, por me politika dhe mbrojtje institucionale të plota…

Sot dita ndërkombëtare e fëmijëve jetimë.
E domosdoshme më së shumti është që shteti të ndihmojë me ligje, programe edukimi dhe projekte punësimi, si dhe integrimin e tyre në momentin që largohen nga qendrat rezidente të ngritura nga shteti, në moshën 16-vjeçare.
Personalisht kam ndihmuar dhe mbëshetur këto kategori që fati nuk i ka buzëqeshur të jetojnë në një familje, por kjo nuk mjafton asnjëherë edhe sikur e gjithë shoqëria të aktivizohet, përsëri nuk përplotësohen nevojat e tyre të shumta pa vënë dore institucionet përgjegjëse shtetërore me politika sociale.
Shkurt, në mendimin tim edhe pse u krijua që në vitin 1990 statusi i fëmijëve jetimë, nuk gjen fare zbatim e duhet një riformatim i plotë dhe mbrojtje me ligj.
Para viteve ’90 kjo kategori është trajtuar me një kujdes dhe dashuri disa here më të madhe se sot, ndaj apeli im është ktheni sytë nga jetimi jo me mëshirë, por me politika dhe mbrojtje institucionale të plota…

Please follow and like us: