Albspirit

Media/News/Publishing

Rajmonda Kovaçi, suksesi i merituar dhe puna e palodhur e një këngëtareje

 

 Image result for hermes nikaj

Hermes Nikaj

 

Personazh/Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Raimonda Kovaçi: Kënga ime e re ‘Nuk pranoj’ aktuale dhe pranë publikut

Hermes Nikaj

 

Karriera e Raimondës mund të krahasohet me ylberin, pasi është e ndritshme, e bukur dhe me ngjyra. Këngëtarja me mbi 20vite karriere, ndër vite ka provokuar tendencë përmes shumë klipeve të suksesshme e qindra mbrëmje të ndryshme. Edhe këtë pranverë, është këtu, atje, gjithkund… Ne do te sjellim një intervistë të vërtetë prej nga mund ta njihni më mirë Mondën, artisten e thjeshtë dhe një ndër këngëtaret më të kërkuara në Diasporë. Lexim të këndshëm!

Monda, së fundi ke ardhur me dy klipe te reja. Na trego diçka me tepër.

Po, jane dy prurje te reja: ‘Nuk pranoj’ dhe ‘Haku jem’. Bashkëpunëtorët janë: teksti-Vullnet Salihu, Ork&Mastering-Pleurat Gashi&Nusret Asani Production- N.P. Records Shkup. Ata kanë bërë një punë të mirë dhe jam e kënaqur.

Ndalemi pak te klipi ‘Nuk pranoj’, si u prit?

Fotografia e Raimonda Kovaci

Jam vërtetë e kënaqur, sepse pati shume klikime dhe u prit mirë nga publiku.

Muzika është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

Kjo është e vërtetë sepse në ditët e sotme, bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese dhe ka shumë bërryla.

Sipas mendimit tuaj, a është e lehtë të kesh sukses sot?

Jo, nuk eshte aspak e lehte, duhet shumë punë, përkushtim dhe investim.

Si do te jete ky sezon për ju?

Ky sezon do te jetë i ngjeshur me dasma dhe mbremje live kudo ku ka shqiptare.

Ç’mendon për tregun e muzikës dhe konkurrencën mes artistëve?

Unë nuk kam patur dhe nuk kam xhelozi profesionale. Unë jam Monda dhe kam adhuruesit e mi, ashtu si çdo këngëtar tjetër. Konkurrenca është e fortë, por po punove arrin të shijosh dhe frutet e punës.

Je më shumë e kërkuar në Shqipëri, apo jashtë kufijve?

Jam e kërkuar aty ku ka shqiptarë dhe pëlqehen këngët e mia, kudo në diasporë mund të them.

Cili është projekti jot më i afërt?

Projektet e mia janë të shumta, gjithmonë me ndihmën e Zotit. Së shpejti do të servir një klip të ri, gjithashtu edhe aktivitete të shumta në këtë sezon pranverë-verë.

Të kujtohet paraqitja e parë skenike, si u ndjeve?

Kam qenë fëmijë kur këndoja nëpër koncertet e shkollës fillore dhe ëndrra ime ishte të bëhesha një këngëtare që të prekja skenat e mëdha. Janë dashur shumë sakrifica që t’i hyja botës së muzikës, sepse nuk eshte e lehte te jesh artiste, por pasioni për këngën më bënte që të mos stepesha.

Fotografia e Raimonda Kovaci

Stili i të veshurit, kujdesi për veten, duket që është një tjetër pasion juaji. Sa kohë shpenzoni dhe i kushtoni pamjes tuaj?

Sigurisht, pasi pikë së pari unë jam artiste dhe jam pasqyrë për fansat e mi. Por që i kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim .

 Çfarë kënge do të veçonit në repertorin tuaj?

Nuk mund t’i vecoj. Këngët janë si fëmijët, të pandara dhe nuk bën dot dallime, por po them ‘Nuk pranoj’ Është aktuale dhe më pranë publikut.

Si ndihesh për moshën që kalon?

Jashtëzakonisht shumë mirë. Nuk e kam pasur asnjëherë problem apo frikë kohën. Për sa kohë mbetemi të rinj në mendje, mosha kalendarike nuk do të mund të na ndikojë as në shpirt, e as në mënyrën e jetesës. Për këtë jam e bindur.

Çfarë do të thotë për ty të këndosh live?

Të këndosh live është gjëja më e bukur që mund të bëjë një këngëtar. Ka shumë emocione dhe duartrokitjet e publikut janë më të ngrohta. Më duket se kur këndoj live unë ua shpërblej ato duartrokitje. E ndiej më thellë respektin dhe admirimin e tyre. Të shkakton një ndjesi të këndshme të dish se gjithë ata njerëz kanë ardhur të të dëgjojnë vetëm ty. Gjithmonë kam tentuar të këndoj live dhe zëri më ka ndihmuar shumë.

Monda thuajse fare s’ka ndryshuar. Ka ndonjë sekret, freskia juaj?

(Qesh) Nuk e di ta përcaktoj saktë, por di të them se unë nuk abuzoj me asgjë. Ha normalisht pa e tepruar me brumërat.

 

 

Please follow and like us: