Aleanca Kuq e Zi i merr LSI deputeten Elda Hoti
Deputetja, Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, ka nënshkruar për Aleancën Kuq e Zi. Kujtojmë se Hoti mori mandatin e deputetes e dalë nga listat e LSI në Lezhë, por ajo u përjashtua nga kjo parti pas pranimit të mandatit, ndërsa sot ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj. Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit synojnë fitore kundër PS, në Durrës, Lezhë, Prrenjas.
Please follow and like us: