Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima braktis zgjedhjet, apeli për shqiptarët

zgjidhja

Braktisni farsën e 30 qershorit!

Disa kandidatë të partisë ‘Bindja Demokratike’ kanë braktisur deri më tani kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 30 qershorit.

Partia ‘Zgjidhja’ i përshëndet këto zhvillime, pavarësisht motiveve, sepse më i rëndësishëm është refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje jo gjithëpërfshirëse.

‘Zgjidhja’ e ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk mund të shkohet në  zgjedhje që përçajnë shqiptarët, sepse këto nuk janë zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Prandaj në Kongresin e parë vendosi që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në tetor. Aty ne i ftuam edhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ që të tërhiqeshin nga zgjedhjet, si një investim për bashkimin e Shqipërisë, për paqen, lirinë dhe për çlirimin e zgjedhjeve.

‘Zgjidhja’ e ripërsërit ftesën për të gjithë ata që ende nuk kanë braktisur aventurën e Ramës që kërkon të çojë shqiptarët në konfrontim civil për farsën zgjedhore të radhës.

Please follow and like us: