Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhet e revoltës në burgun e Spaçit, më aktuale se kurrë

 

Fotografia e Mark Ruci

Sot është 46 vjetori i Revoltës në burgun e Spaçit.

Më 21 maj 1973 të burgosurit në kampin e punës së detyruar nr.303 në Spaç u ngritën në revoltë. Gjithçka nisi si protestë kundër keqtrajtimit të një shokut të tyre në regjim biruce e vazhdoi në një protestë që tronditi gjithë regjimin. Në përfundim, u evidentuan prej organeve të Sigurimit 93 pjesëmarrës aktivë. U zhvilluan 5 procese politike, u dhanë shumë vite burg dhe u pushkatuan katër persona. Dënimet u dhanë në këto data:

1-Grupi i parë, dënuar më 24.5.1973

2-Grupi i dytë, dënuar më 30.6.1973

3-Grupi i tretë, dënuar më 13.7.1973

4-Grupi i katërt, dënuar më 21.7.1973

5-Grupi i pestë, dënuar më 25.7.1973

Disa nga parullat e hedhura gjatë revoltës ishin:

– ‘Ja vdekje ja liri’

– ‘Ne nuk punojmë as sot as mot’,

– ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’,

– ‘Ju jeni katila dhe keni lyer duart me gjakun tonë’,

– ‘Do t’ju djegim si Stalini’

– ‘Mos u gënjeni se kurrë në botë nuk do të fitojë komunizmi’

– ‘Poshtë komunistët’

– ‘Rroftë Europa e lirë’

Të mos harrojmë të dënuarit me vdekje, martirët e lirisë: Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Pal Zefi”.

P.S. Në foto janë emrat e të dënuarve politik që u bënë pjesë e Revoltës. Nderim përjetë heronjëve të Revoltës së Spaçit (ku kishte edhe mirditas), të cilët sfiduan një nga diktaturat më të egra të Europës.

Please follow and like us: