Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili nga forumi për sigurinë e Ballkanit kritikoi me tone të ashpra zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ndër të tjera, kreu i shtetit tha se sot vendi është pa gjykata Kushtetuese.
Në një postim në twitter, kryeministri Rama thotë se falë vetingut, sot Gjykata Kushtetuese është një djep bosh pa shejtanin brenda. Por ai kishte një pyetje për Presidentin:
“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.
Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, shkruan Rama.