Alarmi botëror për biodiversitetin
Bekim Piraj
Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojllojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojllojshmërisë duke filluar nga ADN-ja, llojet, popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milionë lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milionë).
Humbja e biodivesitetit si problem global
Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha në këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund të sjell pasoja të rënda në natyrë. Ndonëse kanë kaluar 14 vite që nga nënshkrimi i Konventës ndërkombëtare për biodiveristetin, mbajtur në Rio de Janeiro ku ndër parimet kryesore të miratuara ka qene edhe “ruajtja e vitalitetit dhe shumëllojshmërisë biologjike te jetës ne tokë dhe përdorimi racional i resurseve natyrore”. Problemi i ruajtjes se biodiversitetin vazhdon të jetë edhe sot shumë i theksuar. Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11.4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm në 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kane ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etape tjetër te historisë se njerëzimit.
Të dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve të shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 herë. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq që rezervat peshkore të botës janë reduktuar deri në 90 % që nga fillimi i industrisë së peshkimit. Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend, humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike. Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes se llojeve, por më të theksuarit janë: rritja e numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve te pyjeve, tharja e moçaleve, zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidike etj.
Domosdoshmëria e ruajtjes se biodiversitetit
Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:
• Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,
• Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri,
• Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere,
• Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë,
• Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,
• Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,
• Dhe mbi të gjitha vetë jeta e njerëzimit në tokë është e varur nga biodiversiteti, nga shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.