Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja Oriola Marashi promovon bukuritë hyjnore shqiptare

Fotografia e Albanian Beauty

Oriola Marashi është fotomodele nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndërsa ka lindur më 18 mars të vitit 1996 – shkruan portali boshnjak klix.ba. Në artikullin kushtuar bukuroshes shqiptare, portali shkruan se ajo ka studiuar në Akademinë e Muzikës në Tiranë, ndërsa ka dëshirë që të bëhet muzikante profesioniste.

Modelja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram ndiqet nga më shumë se 178 mijë fansa.

Oriola në një pozë provokuese, por thotë se ka të brendshme (Foto)

Ajo bën pjesë në grupin e femrave më atraktive të vendit të saj dhe pakkush i bën konkurrencë, shkruan më tej në artikull.

Marashi ka marrë pjesë në disa videoklipe muzikore, ndërsa përmendet angazhimi i saj në videon muzikore të Jonas Blue dhe William Singe, “Mama”, i cili është shikuar mbi 414 milionë herë në YouTube.

Në ndërkohë, janë përzgjedhur edhe disa imazhe të Oriolës të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat ajo shfaqet mjaft atraktive. Përmendim se së fundmi se ajo ka publikuar një foto ku promovon bukuritë e papërsëritshme shqiptare.

Please follow and like us: