Të rejat e horoskopit, 27 Maj 2019
Dashi
Me ndikimin e favorshëm të Mërkurit do të nisë për ju një javë e mbushur me mundësi. Ndërkohë që lidhur me punën do të keni një sërë pengesash për të kaluar. Jeni natyrë që i pëlqeni sfidat por jo gjithmonë merrni atë që kërkoni.
Demi
Ndikimi i yjeve në këtë fillim javë është shumë pozitiv, gjë që do të thotë se për ju lind një periudhë mundësish, e cila duhet shfrytëzuar në maksimum, pasi do ju ofrojë kënaqësi të mëdha. Shumë prej jush do të marrin një propozim shumë interesant në punë, duke bërë që të ndjejnë dëshirën për tu futur fuqishëm në lojë. Jeta juaj ka ndryshuar ndjeshëm, dhe kush ka kaluar një problem serioz, po reagon më së miri.
Binjakët
Kjo fillim javë do të ofrojë një sërë mundësish të cilat duhet t’i kapni fluturimthi. Me gjasë do të keni nevojë për të fjetur më shumë dhe më mirë, në mënyrë që të relaksoheni mendërisht. Kush është në pritje të një përgjigjeje, do i duhet të bëjë durim edhe pak. Këshillohet që të mos shpenzoni shumë energji dhe të tregoheni të kujdesshëm për trupin tuaj.
Gaforrja
Po përballeni me një fazë të mbushur me tensione dhe pakënaqësi, sidomos nëse jeni në një lidhje dhe kjo gjë vlen sidomos për meshkujt. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që të mos përkeqësoni situatën. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më pozitive. Në raportin në çift do të ketë ndonjë pengesë për të kapërcyer.
Luani
Do të jeni të përqendruar tek njeriu që doni, aq sa do e bezdisni. Mundohuni që të mos i rrini mbi kokë. Takime interesante parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë, do të keni një sërë angazhimesh, ku vetëm me përkushtim do ia dilni mbanë.
Virgjëresha
Java nuk do të nisë me këmbë të mbarë për shkak të ndikimit të Mërkurit, i cili do të sjellë luhatje humori. Fatmirësisht përmirësimet do të vinë në mbrëmje. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për takime emocionuese. Në punë do të keni kundërshti me kolegët, ndaj mundohuni që të mësoni nga gabimet.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje i presin pakënaqësi në dashuri, ndaj bëjnë mirë që të shmangin debatet me njeriun e zemrës. Në mbrëmje gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit. Ata që janë vetëm, parashikohet që të bëjnë njohje interesante. Në vendin e punës, mundohuni që të shmangni investimet e guximshme, pasi mund të ndikojnë në situatën tuaj ekonomike.
Akrepi
Si ata që janë vetëm edhe ata në çift do të përjetojnë momente tensionesh, por që fatmirësisht do të zgjidhen si jo më mirë. Rikthimi i një personi nga e kaluara, mund të shkaktojë një sërë keqkuptimesh, ndaj mundohuni që të sqaroheni. Në sferën profesionale mund të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh dhe që mund t’iu ndryshojnë të ardhmen.
Shigjetari
Keni nevojë për të pushuar, pasi pengesat me të cilat do të përballeni do të jenë të shumta, shkruan noa.al. Do të ketë vonesa dhe ngadalësime në punë, ndaj duhet ti bëni sytë katër.
Bricjapi
Doni të eliminoni çdo pengesë nga rruga juaj, duke përfunduar një kontratë që u ka marrë shumë kohë. Do të jetë një e hënë përgjithësisht e favorshme, ndonëse do të ndjehet lodhja fizike. Në dashuri do të ketë rikuperim të lehtë.
Ujori
Jeni përfshirë në një fazë reflektimi. Nuk mund të zhbëni disa zgjedhje të së kaluarës, ndaj duhet të tregoheni më të matur. Lidhur me disa situata në punë duhet të mbani qëndrim. Po ashtu do ju duhet të tregoheni më të matur me shpenzimet, pasi mund të hasni në vështirësi. Ky nuk është momenti për tu përfshirë në aventura, por duhet të qëndroni me këmbë në tokë.
Peshqit
Po kaloni një fazë të mbushur me konfuzion në nivelin sentimental, ku gjërat nuk do të ecin siç ju dëshironi. Duhet të tregoheni më të matur me shpenzimet, pasi nuk është momenti për të investuar. Duhet të diskutoni me kujdes lidhur me një rikuperim financiar dhe marrëdhëniesh familjare që kanë të bëjnë pikërisht me paratë.