Arba Kokalari në Suedi zgjidhet në Parlamentin Evropian
Kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhje në Parlamentin Evropian, në të cilat zgjedhje, Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur, Astrit Gashi i cili vepron në Suedi, duke thënë se Alba Kokalari ka siguruar një vend në parlamentin evropian duke u bërë deputetja e parë me rrenjë shqiptare.
Sipas tij, partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti fiton 4 ulës.
Shkrimi i tij i plotë:
Ekskluzive – Arba Kokallari fiton nje vend ne Parlamentin e Europes
Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine. Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet. Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba , gezuar shqiptare kudo ku nodheni.
Kush është Arba kokalari
Arba Kokalari lindi më 27 nëntor 1986 dhe është politikane suedeze në Partinë Moderate.
Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate
Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.
Ishte vetëm 16– vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.
Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.
Për Kokalarin arsimimi është çelësi i barazisë gjinore, ku sipas saj gratë dhe vajzat duhet të jenë të mirëarsimuara.
Ndërsa shprehet pro zgjerimit të BE, politikanja e re me origjinë shqiptare thekson se paralel me te duhen marre masa per luftimin e krimit te organizuar ne Europe, pasi sipas saj levizja e lire shfrytezohet nga organizata kriminale per te ushtruar veprimtarinë e tyre,