Albspirit

Media/News/Publishing

Përse Berisha i tha Bashës “Kur të fitosh të gjithë do të të kërkojnë falje”?

 

 

Para pak kohësh, ish-Kryeministri Berisha duke inkurajuar Bashën në këmbënguljen e tij të qëndresës me anë të protestave masive popullore dhe djegien e mandateve, i shprehu kreut aktual të PD-së një mendim profetik. “Kurt ë fitosh të gjithë do të të kërkojnë falje”. Por a po fiton Lulzim Basha?
Padiskutim që po. Thirrja e protestave qytetare masive që në 16 shkurt dhe mbajtja e numrit të lartë të pjesmarrësve në të gjitha tubimet popullore është fitorja e parë e tij kundrejt parashikimeve qeveritare për tkurrje të numrit të pjesmarrësve dhe lodhje të njerëzve nën protestë. Cdo herë e më shumë, madje edhe në protestat e thirruara brenda një apo dy ditësh apo edhe nën rrebeshin e shiut, njerëzit po e ndjekin Lulzim Bashën. Shumë skeptikë nuk kanë qenë tërësisht dakord me kreun e PD-së mbi strategjinë e tij paqësore të rezistencës ndaj një rregjimi kleptokratik apo edhe kriminal të ngritur mbi shit-blerjen e votave dhe shantazhimin e kundërshtarëve politikë. Qëndrimet e qeta dhe këmbëngulëse të Bashës kundrejt një qeverie të pamoralshme socialiste të drejtuar nga një Kryeministër me staturën e” Maduros” nuk është se gjithmonë gjejnë mirëkuptim ndër radhët e atyre që duan të shohin njën orë e më parë Ramën të rrëzuar dhe vendin nën një qeverisje për qytetarët dhe jo për oligarkët. Ka patur dhe ka ende shumë njerëz që mendojnë se aksioni opozitar duhet të jetë më aktiv, më gulcues, më shprehës dhe më i vrazhdë ndaj Ramës, madje deri në marrjen e “sculps”- “skalpeve” të mbeturinave të ish rregjimit komunist që po riciklohen si në krye të legjislativit, ekzekutivit, biznesit ashtu edhe në krye të Akademisë së Shkencave. Basha ka fituar edhe një gjë tjetër. Hyrjen në politikë dhe afër tij të figurave të reja që rrezikonin status quonë e strukturave të kalcifikuara e të vjetra në PD.Kjo sepse edhe brenda PD-së padyshim që kanë menduar se disave u përkiste të mbanin ofiqe apo të bënin protagonistin përjetësisht. Clirimi i PD-së nga disa figura që tashmë kanë përqafuar vijën qeveritare dhe terminologjinë e Ramës kundër Bashës, është treguesi që Basha ka korrur një tjetër fitore. Padyshim që Basha ka fituar në arenën e përshtypjeve mbi të si lider. Kundërshtarët e tij politikë e kanë nënvlerësuar dhe kanë harxhuar kohë të pafundme me tonelata letre që të ulin figurën e tij si lider dhe drejtues i PD-së, por tashmë pas një qëndresë epike sëbashku me njerëzit në sheh, Rama është detyruar që të lutet me anë të atyre që analistët po i quajnë “letra dashurie” të Kryeministrit për Lulzim Bashën. Lulzim Bashës iu keqpërdorën dhe personaliteti dhe vecantia e tij në zgjedhjet brenda PD-së. Ai për shumë njerëz nuk ishte një lojtar apo ai i duhuri për të drejtuar partinë. Mirëpo Lulzim Basha kishte një mënyrë të vetën, një rrugë të tijën për të udhëhequr demokratët dhe opozitën në përpalsjen me rregjimin e Edvinit. Edhe kur kohët e fundit vendosi që të ngrejë tonet e zërit e të ashpërsojë qëndrimet, mbase ka lënë shije jo të mirë tek ndërkombëtarët apo edhe ata që e mbanin për një lider të matur e europian, Basha e ka bërë këtë me koshiencë. Qëndrimi i tij është qëndrimi i njerëzve dhe cfarë kërkon koha dhe situata. Lulzim Basha kësaj here ka arritur të krijojë frymën e fitores tek opozita. Ai po mbledh e po afron rreth ideve të demokratëve shumë njerëz që kanë qenë indiferentë. Pa ata pushteti dhe ndryshimi I qeverisjes nuk do jetë i mundur. Rinia po sheh tek Lulzim Basha një drejtues të besueshëm, një personazh që mund të garantojë qëndrimin e tyre në Shqipëri nën kushte krejt të tjera nga Edi Rama. Moshat 16-25 vjec po vërshojnë tek Partia Demokratike me një shpresë të re dhe ata janë një tjetër arsye e fitoreve të Lulzim Bashës. Lyulzim Basha si përfundim nuk është domosdoshmërisht anti-Ramë, ai ka qenë nën një kritikë të shpër edhe nga analistët edhe nga të vetët edhe nga kundërshtarët edhe nga një pjesë e ndërkombëtarëve. Por Lulzim Basha është thjesht “Basha”, i cili qëndron mes një tollovie kundërshtish dhe paradoksesh që të tjerët kanë ngritur mbi emrin e tij. Ndaj fitorja e pritshme e zgjedhjeve të parakohshsme në Shqipëri nga Lulzim Basha është edhe basti i tij kundër të gjithëve. Ja pse kur të jetë Kryeministër i shqiptarëve atij për shumë arsye, edhe për ato që thashë më lart, vetë ata që e kanë paragjykuar apo kritikuar do i kërkojnë të falur…

Please follow and like us: