Albspirit

Media/News/Publishing

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Image result for komisioni europian

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, rekomandoi çeljen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Pakoja e zgjerimit e Komisionit Europian u prezantua së pari në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Gjatë prezantimit të pakos së zgjerimit, Hahn theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thelbësore.

Komisioneri Hahn tha se mbetet shumë për të bërë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por Bashkimi Europian duhet të mbajë pretimet e bëra ndaj vendeve kandidate.

“Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të besueshmë dhe të ecin pozitivisht në çështjet e  zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane”, tha ai, transmeton Ora News.tv.

“Kemi arritje historike, ka shumë sfida që mbeten. Duhet ti japim merita vendeve, por sigurisht do të dueht të japin sërish rezultate. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur pozitivisht me rejkomandimet për hapjen e negociatave, duhet të ecet më tej me çështjet problematike, duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për çështjet kryesore, fillimisht për sundimin e ligjit. Paketa jonë kërkon vazhdimin e eksportimit të stabilitetit, nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve. Është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojmë progres në çështjet e pajtimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, u shpreh Komisioneri Hahn.

Ai theksoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luftojnë me urgjencë papunësinë, pasi ky fenomen ka nxitur migracionin si dhe normë të ulët lindshmërie.

“Një çështje tjetër është ekonomia, ekonomia në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë dobësi për të marrë avantazh të plotë mbi avantazhet që ne u japim. Duhet të luftojnë papunësinë, zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për të forcuar stabilitetin demokratik. Problem është niveli i lartë i emigracionit dhe shkalla e ulët e lindshmërisë.Në kushtet që BE mbetet partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor ne duhet të kemi një farë konkurence me bizneset kineze, prania e të cilave mbetet ende e madhe në Ballkanin Perëndimor. Duhet të rrisim qasjen e këtyre vendeve në tregun e BE-së dhe të luftojmë palët e treta që interferojnë në marrëdhënien tonë”, u shpreh Hahn.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, komisioneri theksoi nevojën për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dy vendet dhe se vendosja e tarifave nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe e ka dëmtuar dialogun.

Në lidhje me Serbinë, gjatë paraqitjes së pakos së zgjerimit, u theksua nevoja për të reformuar gjyqësorin dhe u nënvizuan problemet me lirinë e medias.

Nga të dhënat e deritanishme, Franca, Holanda dhe Belgjika vazhdojnë të kundërshtojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në qershor. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që qëndrimet e tyre do të zbuten.

Nëse parlamenti gjerman do të arrijë të miratojë negociatat me të vendet në fillim të qershorit, atëherë çështja mund të vendoset në axhendën e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg në 18 qershor, ku sërish nuk përjashtohet debat i ashpër midis shteteve anëtare si vitin e kaluar.

Vendimet e shteteve anëtare gjithsesi do të udhëhiqen nga konkluzionet e raporteve të Komisionit Europian. (r.m.)

Please follow and like us: