Avdush Canaj: KËNGA IME
Si zogu në dritare
vjen kënga ime,
e bukura.
Ia qëndis fustanin me rima,
vetullat ia bëj ylberisht,
sytë krejt dashuri,
ëmbëlsi qershie buzët.
Më shikon pranvershëm,
dhe hap krahët e lumturisë.
Pastaj vjen drejt jush
me një tufë buzëqeshjesh
si për ditëlindje.
E bukura,
kënga ime.
Please follow and like us: