Vdes papritur Ami, vajza e marketingut të reklamave
Pak vite pasi në Shqipëri nisën reklamat e produkteve dhe ato vinin të gatshme nga jashtë, nisi udhë tregu shqiptar i reklamave. Ndër të parët që u bënë pjesë e marketingut shqiptar ishte Armanda Milushi e cila sot është ndarë nga jeta në mënyrë krejt të papritur në moshën 38 vjeçare, pas një operacioni në zemër. E njohur për energjitë e saj pozitive, Ami siç e thërrisnin, ishte ndërsa të parat vajza që vuri një gur themeli në reklama, duke qenë një ndër të paktat që e nisi karrierën e marketingut thuajse dy deklada më parë, atëherë kur marketingu ishte thjesht një term.
Armanda Milushi, ose siç e thërrisnin miqtë e saj Ami, është shuar në moshë të re, duke lënë në pikëllim familjarët, miqtë e saj por edhe të gjithë komunitetin e reklamave.
Armanda, ose ndryshe “vajza e reklamave” ishte në impenjime maksimale për projektin #outdooradvertising dhe reklamat e saj në rrugët e qytetit ishin një mesazh i qartë mirësie.