Albspirit

Media/News/Publishing

BILD publikon artikullin krahas përgjimeve: Rama, njeri me lidhje të ngushta me mafien e drogën

Gazeta prestigjioze gjermane BILD ka publikuar dhe  një artikull, ku në vijëmësi të audiopërgjimeve të publikuara, i bën jehonë dhe protestës së opozitës.

Gazeta shkruan se një nga arsyet pse opozita ka prej muajsh që proteston janë zgjedhjet e kapura nga shitblerja e votës.

“Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje më të ngushta me mafien  e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare akuzojnë atë se ka blerë votat e drogës me paratë e drogës”,-shkruhet ndër te tjera në artikull.

Artikulli shton: Një nga arsyet që i shtyn masat në protesta në rrugë është akuza e bërë për Kryeministrin Edi Rama se ka blerë në mënyrë masive vota – me ndihmën dhe paratë e mafias të drogës në vend!

Please follow and like us: