Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjimi 2/Si caktohet kandidati për deputet, urdhër nga Avdylaj

PËRGJIMI 2  (28 mars 2017)

SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.

Avdylaj- Alo

Kryetari- Hë mo

Avdylaj- Si je kryetar

Kryetari- Si ke qenë ti

Avdylaj- Mirë faleminderit, ça po bo

Kyetari- Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek

Avdylaj- Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari- Po

Avdylaj- Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo

Kryetari- Po po, të dëgjoj, po po

Avdylaj- Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë

Kryetari- Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Avdylaj- Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton

Kryetari- Pa merak

Avdylaj- Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton

Kryetari-Ee mirë,

Avdylaj-Alo ca the

Kryetari- Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak

Avdylaj- Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari- Po po

Avdylaj- Mirë, pra faleminderit mirupafshim

Kryetari- Hajt hajt ciao.

Please follow and like us: