E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Media ruan liritë tona
Në konferencën rajonale mbi dizinformimin, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones u tha gazetarëve duhet të jenë rojtarët tanë të lirive demokratike dhe puna qe bëjnë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa sot. “Një shtyp i pavarur ushqen debatin e gjallë për ushqimin për krijimin e një shoqërie të lirë. Si dhe është i vetmi zë për ata që janë të margjinalizuar ose nuk gëzojnë të drejtat civile. Në rastin më të mirë media siguron llogaridhënie. Dhe me e rëndësishmja media ruan liritë tona. Media duhet të tregojë, të flasë të vërtetën. Kjo konferencë mbi shqyrtimin e fakteve dhe keqinformimin mbahet në një kohë vendimtare.
Puna juaj për të përmirësuar gazetarinë në Shqipëri dhe rajon nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme, qeveria e Shteteve të Bashkuara ju jep mbështetjen e saj të plotë. Më bën shumë përshtypje trimëria që ju tregoni, kurajoja që ju tregoni cdo ditë në kapërcimin e të gjithë pengesave që synojnë t’u bëjnë të heshtni.” -u shpreh Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara. Zyrtarja amerikane tha në konferencën ku u mblodhën të gjitha agjencitë ballkanike që merren me kontrollin e fakteve në informacionet që publikohen se SHBA mbështet në Shqipëri projektin e verifikimit të fakteve . Në raportin mbi “Liritë dhe mediet në vitin 2019”, Freedom House theksoi në raportin më të fundit se udhëheqësit në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediet duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediet ‘miqësore’. Rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë.Shqipëria dhe Kosova, kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.