Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzimi i regjimit iranian do të vijë së shpejti

Shahriar Kia

Populli i shumë-vuajtur i Iranit po bën thirrje për ndryshim regjimi, duke e qortuar ashpër regjimin për keqmenxhimin dhe korrupsionin. Populli e ka bërë shumë të qartë që nuk i mbështet ndërhyrjet e regjimit në rajon. Njerëzit duan të dihet botërisht që ata janë të tronditur nga fakti që regjimi përhap kaos në mbarë Lindjen e Mesme.

Miliona iranianë janë prekur direkt nga organizatat kredituese të kontrolluara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Miliona njerëz kanë humbur të gjitha kursimet e jetës së tyre. Ata po e ngrenë gjithnjë e më fort zërin rreth situatës së tyre në mediat sociale dhe përmes aplikacioneve të mesazheve. Kanë marrë fund ditët kur regjimi mund t’i kufizonte lajmet.

Për më tepër, populli po merr mbështetje të fortë nga shumë njerëz jashtë vendit. Opozita kryesore, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), mbështetet nga njerëz në mbarë botën, përfshirë aktivistë, anëtarë parlamenti, anëtarë të Kongresit, e kështu me radhë. Përveç faktit që është burim organizimi dhe mbështetjeje për popullin e Iranit, opozita sigurohet gjithashtu që realiteti i jetës në Iran të mos mbahet i fshehur.

Regjimi është përgjegjës për krizën madhore ekonomike që ka rezultuar në humbjen e një pjese shumë të madhe të vlerës së rialit, monedhës kombëtare të vendit. Keqmenaxhimi i regjimit i ka rritur jashtë mase çmimet e të mirave, duke bërë që as nevojat më themelore të mos mund të përballohen nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

Një presion i mëtejshëm ushtrohet nga një numër problemesh mjedisore që regjimi thjesht nuk mund t’i menaxhojë. Liqenet po thahen për shkak të politikave të këqija të regjimit. Shpyllëzimi është duke sjellë pasoja shkatërrimtare, duke përfshirë përmbytjet e fundit të cilat prekën miliona njerëz në mbarë vendin. Ndotja e ajrit është një problem serioz që po ndikon në shëndetin e shumë njerëzve. Regjimi nuk mund t’i ndreqë këto probleme, jo vetëm sepse nuk ka mjetet dhe burimet e duhura, por gjithashtu sepse nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

Gjatë Samitit të fundit Arab që u zhvillua në qytetin e shenjtë të Mekës, liderët rajonalë u zotuan për të punuar drejt dhënies fund të veprimtarive terroriste të regjimit.

Si rezultat i humbjes së të ardhurave të naftës nga regjimi, militantët e tij dhe grupet proksi nuk i kanë marrë fondet me të cilat janë mësuar, gjë që i ka frenuar veprimtaritë e tyre. Kjo përfshin Hezbollahun libanez – i cili është me shumë mundësi gupi më i çmuar i lakenjve të Iranit.

Situata e papunësisë është një burim madhor mjerimi për popullin dhe miliona njerëz që kanë shansin të jenë të punësuar nuk i kanë marrë rrogat për muaj të tërë.
Këta përfshijnë punonjësit e qeverisë, pensionistët dhe mësuesit. Të rinjtë nuk mund të gjejnë punësim. Populli dëshiron një të ardhme më të ndritshme dhe e di se kjo gjë do të jetë e mundur vetëm kur regjimi të jetë rrëzuar.

Regjimi nuk do të mund ta mbajë pushtetin edhe për shumë gjatë. Përmbysja është e pashmangshme, sidomos me kryengritjen e madhe që duket në horizont. Populli do të jetë forca prapa ndryshimit të regjimit por të gjitha presionet e tjera do të shërbejnë për ta shtyrë më tej regjimin drejt greminës.

Please follow and like us: