Ambasadori Canaj, takim produktiv me Z.Dotam Smith të Zyrës së Migracionit dhe Riatdhesimit në Izrael
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me Z. Dotam Smith, përfaqësues i Zyrës se Migracionit dhe Riatdhesimit në Izrael. Takimi ishte shumë produktiv dhe informues
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua me Z. Dotam Smith, përfaqësues i Zyrës se Migracionit dhe Riatdhesimit në Izrael.
Në takim mori pjesë edhe zëvendësambasadorja shqiptare, Sonila Vathi.
Sipas ambasadës shqiptare, takimi ishte shumë produktiv dhe informues dhe u diskutua mbi gjetjen e formave të bashkëpunimit lidhur me rastet kur riatdhesimi kryhet në kushtet vullnetare.
“Departamenti i Riatdhesimit Vullnetar, i cili ndodhet nen varësinë e Ministrisë së Brendshme, Izrael, ofron lehtësira dhe asistencë në kryerjen me shpejtësi të procedurave të rikthimit ne vendin e origjinës të shtetasve me qëndrim të parregullt në Izrael”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada në rrjetet sociale.